
Ditën e sotme ka hyrë në fuqi pezullimi i Sandro Tonalit. Italiani është pezulluar me 10 muaj për shkak të basteve të paligjshme të vendosura nga vetë ai kur ishte pjesë e Brescias dhe Milan.
Ligji parashikon se pezullimi nis një ditë pasi është bërë publikimi i deklaratës së FIGC, kjo e fundit ditën e djeshme e konfirmoi diçka të tillë. Kjo do të thotë që sot ka nisur zyrtarisht pezulimi i Tonalit.
Në këtë mënyrë italiani do të jetë 10 muaj larg fushave të blerta dhe nuk do të mund të kontribuojë për Neëcastle për pjesën e mbetur të sezonit si dhe nuk do të mund të marrë pjesë në Euro 2024.
Ndalimi përfshin gjithashtu një periudhë prove, që do të thotë se Tonali do të ndalohet deri në 48 muaj nëse zbulohet se ai ka luajtur sërish në mënyrë të paligjshme.
Përveç gjobës prej 20,000 euro, Tonali do të duhet gjithashtu të marrë pjesë në seancat e terapisë për të ndihmuar në trajtimin e varësisë së tij mbi bixhozin, si dhe duhet të bëjë të paktën 16 paraqitje publike në muajt e ardhshëm për të paralajmëruar të tjerët që të mos bien në të njëjtën kurth si ai.