Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U ndëshkua me karton të kuq, Gerhard Progni tregon bisedën me gjyqtarin Sokoli në fushën e lojës: Pyet kundërshtarin, është apo jo?!

Shkruar nga NEWSPORT
U ndëshkua me karton të kuq, Gerhard Progni tregon bisedën me

Gerhard Progni u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 56-të në takimin Vllaznia-Teuta.

Sulmuesi i "djemve të detit" mori dy kartonë të verdhë brenda pak minutash, një për nisje loje pa sinjal të gjyqtarit dhe tjetrin për simulim.

Pas ndeshjes që përfundoi 0-0 në "Loro Boriçi", Progni u shpreh në Supersport se: "Unë nuk i kuptoj këta gjyqtarët. Mua më njohin të gjithë në Superligë dhe e dinë se nuk jam një futbollist simulues. Kur mora kartonin e dytë të verdhë i thashë gjyqtarit: 'Pyete kundërshtarin, ka bërë apo jo faull', sepse në fakt më pengoi duke më shtyrë me dorë. Unë nuk rashë në zonë për të kërkuar penallti, nuk e kërkova me insistim më saktë.

Te kartoni i parë i verdhë, gjyqtari më tha: 'Kush të dha sinjal të nisësh topin'.

Gjithsesi mendoj se një pikë sot kundër Vllaznisë është mirë për objektivave të Teutës. Presion për mbijetesë? Unë për vete mendoj se presion më të madh ke kur luan për titull kampion, jo për mbijetesë", tha Progni për Supersport.

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga