Vllaznia aktualisht është skuadra e momentit në Superiore. Shkodranët kanë arritur të marrë vetëm fitore në javët e fundit, duke “blinduar” kështu edhe vendin e parë në klasifikim.
Kuqeblutë kanë arritur të grumbullojnë 45 pikë, 3 më shumë se Elbasani dhe ekipi i drejtuar nga Edi Martini ka fituar 6 ndeshje rresht në ampionat. Por nëse shikojmë rezultatet vëmë re se Vllaznia është skuadra më cinike në këtë sezon.
Fitoret e shkodranëve janë me rezultat minimal 1-0. Në 6 ndeshjet e fundit vëmë re se ka fitua rme rezultat të njëjtë 1-0 në 4 raste. Ka fituar ndaj Egnatias, Partizanit, Teutës dhe Vorës, ndërsa po me një gol difderencë ka fituar edhe ndaj Flamurtarit me shifrat 3-2, teksa vetëm ndaj Dinamos ka fituar 2-0. Kështu në 6 ndeshje ka mundur të shënojë 9 gola, ndërsa ka pësuar vetëm 2 të tillë.
