Elbasani
Elbasani ka prezantuar një futbollist vetëm pak minuta më parë. Verdheblutë kanë firmosur me Samuel Nongoh.
21-vjeçari kështu nis një aventurë të re në Shqipëri, ku do të mbajë kështu veshur fanellën e elbasanasve. Një përforcim shumë i rëndësishëm për Ivan Gvozdenevic, i cili vjen vetëm 2 ditë para sfidës me Vllazninë.
Kamerunasi luan në krahun e djathtë dhe kështu shton alternativat për Elbasanin. 21-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Veres Rivne, ndërsa në karrierën e tij futbollistike ka luajtur edhe me Adana Demirspor, Slaven Belupo dhe Dauphine ASC.
View this post on Instagram
Poll
