Padiskutim që Superiorja ka hyrë në fazën më të “nxehtë” dhe delikate të saj. Ekipet do të luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” për çdo pikë, e cila në fund do të vlejë shumë në arritjen e objektivave të vendosura nga klubet.
Ndonëse ende nuk janë luajtur ndeshjet e javës së 24-të, të cilët do të luhet nesër dhe pasnesër, është mësur edhe kalendari për duelet e ardhshme të Superiores. Saktësisht të sfidave që luhen në kuadër të javës s 25 dhe 26-të.
Kështu ekipet mes tyre do të sfidohen për llogaritë e javës së 25-të më 20, 21 dhe 22 shkurt, saktësisht të premte, të shtunë dhe të dielë.
Edhe java e 26-të e kampionatit do të luajë disa ndeshje ditën e premte, më 27 shkurt, ndërsa duelet e tjera do të luhen ditën e dielë më 28 shkurt.
AXHENDA e javës së 25:
Të premten 20 shkurt:
Egnatia-Dinamo(19:00)
Të shtunën 21 shkurt:
Elbasani-Vora(13:30)
Bylis-Vllaznia(13:30)
Të dielën 22 shkurt:
Tirana-Teuta(13:30)
Flamurtari-Partizani(16:30)
AXHENDA e javë së 26:
Të premten 27 shkurt
Vllaznia-Tirana(19:00)
Të shtunën 28 shkurt
Vora-Dinamo(13:30)
Partizani-Egnatia(16:30)
Elbasani-Bylis(16:30)
Teuta-Flamurtari(19:30)
