Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Sofyan AMRABAT njofton largimin nga Fiorentina, BARCELONA “fërkon” duart

Shkruar nga NEWSPORT
Sofyan AMRABAT njofton largimin nga Fiorentina, BARCELONA

Sofyan Amrabat ka noftuaar largimin e tij nga Fiorentina. Lojtari maroken i jep kështu fund aventurës së tij me skuadrën italine. 26-vjeçari ishte një nga suprizat më të bukura në Katar 2022, i cili me kombëtaren e tij arriti të prekte gjysmëfinalen.

Paraqitjet e Amrabat ranë në syrin e shumë skuadrave, teksa Barcelona është ekipi që këmbëgul për shërbimet e tij dhe tashmë pas largimit nga Fiorentina mund të lehtësohet kalimi në “Camp Nou”.

“Jam krenar që kam qenë pjesë e kësaj skuadre. Ne dhamë gjithçka kishim gjatë gjithë sezonit dhe së bashku arritëm dy finale. Ta mbyllësh nga ana e humbësave është një ndjenjë e dhimbshme për lojtarët dhe për fansat tanë, ne donim që ta ndanim triumfin me ju, dhe pengu im më i madh është që nuk ia dolëm dot.

Dua të falënderoj në klub të gjithë ata që kontribuan në një sezon të mrekullueshëm, të gjithë trajnerët e mi, shokët e skuadrës dhe të gjithë prapa skenave që punojnë kaq shumë për të na krijojnë kushtet për të konkurruar në nivelin më të lartë. Puna juaj e palodhur nuk kalon pa u vënë re dhe ju vlerësoj të gjithëve.

Dhe për tifozët tanë, ne arritëm deri këtu për shkak të mbështetjes fantastike që na treguat gjatë gjithë sezonit dhe me siguri me disa nga tifozët më të mirë në botë ky klub do të jetë edhe një herë konkurrues në të ardhmen”, ka shkruar marokeni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga