
Humbja e Argjentinës ditën e djeshme ndaj Arabisë Saudite në Kupën e Botës “shokoi” edhe tifozin më të vogël. Një disfatë që më pas nisën edhe memet në rrjetet sociale, ndërsa nuk munguan edhe krahasimet e Lionel Messit dhe Diego Armando Maradonën.
Në lidhje më ketë ka folur vetë djali i legjendës argjentinase, Diego Jr, i cili ka theksuar se ata që bëjnë të tillë krahasime nuk marrin vesh nga futbollit.
Krahasimi i Messit me Maradonën? “Krahasimi mes Messit dhe babait tim bëhet nga ata që nuk shohin dhe nuk e kuptojnë futbollin. Po flasim për dy jashtëtokësorë të ndryshëm, por nuk dua ta vendos në kryq Lionelit”.
Humbja e Argjentinës? “Jam i shkatërruar nga kjo disfatë. E kam të vështirë të besoj se e gjithë kjo ndodhi me të vërtetë. Humbja përballë Arabisë Saudite është një çmenduri. Ata ishin shumë të frikësuar. Futbolli është i tillë. Ndonjëherë ndodh që humb edhe kundër kundërshtarë shumë më të dobët”.
Kujtojmë se muaj para Kupës së Botës, djali i Maradonës deklaroi se “Messi është më i miri në historinë e njerëzimit, e vlerësoj shumë, por babai im nuk ishte njeri, ky është ndryshimi”.