Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Skudeto, fillimi i rrugëtimit të Inter", bosi i zikaltërve bën premtimin e madh për tifozët (LETRA E HAPUR)

Shkruar nga NEWSPORT
"Skudeto, fillimi i rrugëtimit të Inter", bosi i

Inter është matematikisht kampion për sezonin 2020-2021. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte shkëlqeu në këtë edicion futbollistik. Për suksesin e Interit ka reaguar presidenti i Suning, Zhang Jindong.

Përmes një letre të hapur, ai falënderon të gjithë aktorët e këtij suksesi si dhe premton për tifozët për trofe të tjerë në të ardhmen. Në letrën e publikuar nga klubi zikaltër shkruhej:

"Për gjithë familjen zikaltër:

Urime të gjithëve ju për fitimin e skudetos! Pas 11 vitesh, me 4 javë para fundit, Interi më në fund ka arritur të fitojë Seria A. Kjo gjë ka sjellë gëzim të madh në mesin e botës zikaltër. Ky është një hap i rëndësishëm i një ere komplet të re. Unë i bëj komplimentet e mia të gjithë grupit dhe të gjithë Interit që ka fituar kampionatin dhe që ka marrë këtë skudeto në shtëpi. Mënyra më e mirë për të nderuar historinë është që të krijohen faqe të reja të lavdishme. E është pikërisht kjo gjë që është arritur sot, një nga faqet më të lavdishme të klubit.

Duke kthyer prapa në këtë sezon mund të shohim se si Inter ia ka dalë të tejkalojë çdo vështirësi dhe ka krijuar këtë gjë të mrekullueshme. E nëse flamuri zikaltër sot valvitet me krenari, kjo është meritë kryesore e Mister Contes dhe i të gjithë lojtarëve që kanë ditur të luftojnë bashkë si një trup i vetëm. Faleminderit për çdo individ që është pjesë e familjes së madhe zikaltër. Në momentet më të vështira, kurajo është përforcuar.

Pavarësisht impaktit të fortë që ka pasur pandemia, vështirësitë ekonomike në mbarë klubin, ne nuk e kemi lënë në asnjë moment luftën. Ky shpirt e ka ndarë Interin nga të tjerët dhe është kthyer në një model frymëzimi për të gjithë ata që mbështesin ngjyrat tona. Nuk mund ta dijmë se çfarë pengesash na rezervon e ardhmja, por e dijmë se sa me vlerë është puna për të vazhduar rrugëtimin tonë të lartë. Rezultati i marrë është një simbol i rritjes së klubit në çdo aspekt. Në vitet e fundit, falë një riorganizimi të klubit në çdo pjesë, qoftë kjo në nivel drejtues, sportiv apo financiar, Inter ka pasur një proces të lartë zhvillimi.

Janë rritur rezultatet sportive, influenca e brandit Inter, të ardhurat komerciale dhe vlera e klubit, të cilat kanë arritur në majë. Kemi fituar një kampionat me katër javë pa u luajtur ende dhe kjo është diçka e mrekullueshme. Tani na presin dhe katër ndeshje dhe jam i bindur që do të përballemi me lartësinë e paraqitjeve tona. Ju premtoj se skudeto nuk është fundi, po është vetëm fillimi i rrugëtimit të Inter. Uroj që të gjithë të vazhdojnë të kenë uri për fitore dhe të japin gjithçka për ngjyrat zikaltër. Urime për kampionët e Italisë! Forca Inter!", ka përfunduar ai.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga