Roma ia doli të fitoren 3-0 ndaj Forsinones në Serie A. Pavarësisht fitores, Daniele De Rossi ka sërish rezerva për lojën e skuadrës së tij, kryesisht në pjesën e parë.
Timonieri i verdhekuqve do të theksonte pas sfidës se pjesaa e parë ishte shumë e keqe dhe se kjo ishte hera e parë që kur ka marrë drejtimin e Romës që skuadra ka vuajtur kaq shumë. Ndër të tjera ai shpejgoi edhe arsyen e zëvendësimit të Romelu Lukakut.
“Ne jemi këtu për rezultatet, por pjesa e parë ishte e keqe. Ne kurrë nuk kemi vuajtur kështu që kur kam marrë drejtimin e skuadrës. Prandaj isha i shqetësuar”-deklaroi ai.
Zëvendësimi i Lukakut? Ndryshim taktik, nuk më pëlqeu mënyra se si po luanin sulmuesit dhe ne duhet ta kemi Lukakun të freskët. Nuk është asgjë serioze, ishte shumë e vështirë për të në pjesën e parë, duhet të kisha bërë 11 ndryshime, por kur të gjithë luajnë keq përgjegjësia është e ‘trajnerit”, ka përfunduar De Rossi.