
Florent Hasani ishte autori i golit në duelin mes Vllaznisë dhe Tiranës i luajtur në “Kukës Arena”. Sulmuesi shënoi një gol spektakolar në minutat e fundit të sfidës, duke i dhënë kryeqytetasve 3 pikë të rëndësishme në kampionat.
Pas kësaj sfide, Hasani do të ishte shumë i lumtur, ndërsa nuk nguroi të theksonte se ekipi ka pasur një ngërç psikologjik në sfidat e fundit. Sa i takon ndryshimeve në klub, sulmuesi theksoi se e shqetëson vetëm ambientimi me trajnerin e ri.
Fitorja? Ndihem mjaft mirë, pasi vinin pa sdy humbjeve. Ishim në një krizë psigjike, Ekipi bëri mirë dhe reaguam sot.
Gëzimi te goli? Shkarkova gjithë inatin që nuk shënova në 3 ndeshje, por edhe për ekipin që nuk fituam në sfidat e fundit. Zgjedha të festoj ashtu dhe të largoj gjithë inatin.
Zhvillimet e fundit te Tirana, sa të ka shqetësuar? Ato janë politikat e klubit dhe unë jam lojtar dhe profesionist. Ajo çfarë më ka shqetësuar është se si do të stërvitemi në 2 ditë.
Latifi dhe Abazaj apo Kaina? Unë ndihem mirë me të gjithë. Abazaj dhe LAtifi kanë sti ndryshe dhe Kaina ka ndryshe. Varet nga kundërshtari. Nëse luan Kaina i bie që do të luajmë me topa të gjatë, ndërsa me dy tjetër do të luajmë poshtë. Na duhet pak kohë për t’u përshtatrur të 4-të.
A keni vështirësi kur kundështari iu parkon autobusin? Aty është vështirësia më e madhe kur kundërhstari mbyllet mbrapa. Këtu duhet të gjejmë edhe formulën për t’u thyer mbrojtjen.