Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Skuadra e Serisë A i bëri ofertë për një ndeshje miqësore, klubi i Superligës e refuzon për një arsye shumë objektive...

Shkruar nga NEWSPORT
Skuadra e Serisë A i bëri ofertë për një ndeshje

Miqësorja mes skuadrës së Superligës së Kosovës, Prishtinës dhe ekipit të Serisë A, Genova-s nuk do të luhet më datë 6 gusht, por është shtyrë për një datë tjetër, që do të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Genova kishte shprehur dëshirën për të luajtur një ndeshje miqësore me Prishtinën, por përmes një komunikate për shtyp, klubi bardheblu ka sqaruar se kjo sfidë është e pamundur për t'u zhvilluar për momentin për shkak të mungesës së infrastrukturës në stadiumin e kryeqytetit të Kosovës.

DEKLARATA- " Pas ftesës së ardhur nga klubi i madh italian, Genoa, Bordi drejtues i FC Prishtina ka shqyrtuar dhe duke parë të gjitha rrethanat ka marrë vendim.

Së pari falënderon klubin italian Genoa për gatishmërinë e saj që me ndeshje miqësore të nderoj FC Prishtinën që do të duhej të zhvillohej më 6 gusht. Kjo ndeshje, me mirëkuptimin edhe të skuadrës së Genoas, shtyhet për një moment më të volitshëm ku data do të caktohet me rastin e vizitës së përfaqësuesve të klubit Genoa në Prishtinë më 9 gusht.

FC Prishtina iu njofton se shtyrja e datës së zhvillimit të kësaj miqësoreje është bërë për mungesë të infrastrukturës ku do të mund të zhvillohej kjo ndeshje, sepse stadiumi i qytetit ende është në rinovim e sipër.

Ndërsa, alternativa e vetme, stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, me rastin e ndeshjes me Norrkoping, na ka bindur se është shumë vështirë dhe gati e pamundshme të zhvillohet atje. Arsyet janë të shumta si distanca relativisht e madhe, punimet në rrugë dhe vështirësitë e mëdha që adhuruesit tanë prishtinas të na ndjekin nga afër.

Andaj, pas përfundimit të punimeve në stadiumin tonë edhe ndeshje do të bëhet e mundur dhe për datën e zhvillimit të kësaj ndeshje ju njoftojmë me kohë".

 

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga