Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Skënderbeu vazhdon stërvitjen në Antalia, korçarët presin përforcimin e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu vazhdon stërvitjen në Antalia, korçarët

Masato Fukui do të niset sot drejt Antalias për t'iu bashkuar grupit që prej disa ditësh po zhvillon fazën përgatitore në Turqi.

Pas pamundësisë për huazim te Laçi, drejtuesit e klubit kanë menduar që Fukui t'i bashkohet skuadrës për të nisur stërvitjen. Dje, i është prerë bileta futbollistit, ndërsa sot pritet të niset në mesditë.

Daja e kishte në planet e tij që më parë futbollistin edhe pse presidenti Takaj vendosi ta huazojë atë te Laçi për pjesën e mbetur të sezonit. Huazimi nuk u arrit për shkak të rregullave, sepse nuk ishte e mundur që një lojtar të ndërronte tre ekipe brenda një sezoni.

Kjo bëri që Fukui të qëndrojë te Skënderbeu për pjesën e mbetur të kampionatit.

[gallery columns="1" size="full" ids="72694"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga