
Skënderbeu ka mbyllur sot përgatitjet për takimin kundër Partizanit që do të luhet nesër në Korçë.
Seanca e fundit stërvitore për takimin kundër të kuqve u zhvillua në orën 17:00 në aneksin e stadiumit.
Trajneri Daja ka provuar lojtarët që do të hedhë në fushë që nga fillimi për sfidën kundër Partizanit, ndërsa ka ftuar edhe dy futbollistë nga skuadra e të rinjve, Anteo Osmanllari dhe Uerdi Mara.
Në mungesë të Tefik Osmanit dhe Hamdi Salihit, të skualifikuar, trajneri i Skënderbeut ka marrë masat për të plotësuar skuadrën me dy elementë shumë të talentuar nga ekipi i Skënderbeut U-19.
Poll