Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Skënderbeu shkel tokën Austriake, fillojnë përgatitjet intensive

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu shkel tokën Austriake, fillojnë përgatitjet

Skënderbeu ka nisur fazën përgatitore në Tirol të Austrisë. Kampionët e Shqipërisë që do të sfidojnë Ferencvaroshin në Champions League, kanë udhëtuar drejt resortit malor në zonën alpine të Austrisë ku do të përgatiten për ndeshjet europiane por edhe për sezonin e ri në Kategorinë Superiore. Ekipi nisi punën nën drejtimin e trajnerit Andrea Agostinelli dhe ndihmësit të tij Gentjan Liçi. Me skuadrën bardhekuqe është bashkuar edhe mesfushori 21-vjeçar i skuadrës shpresa, Enis Gavazaj. Sipas klubit, klima malore e lokalitetit në perëndim të Austrisë të rrethuar nga malet dhe krijimi i kushteve cilësore të stërvitjes së ekipit bëhen në kuadër të angazhimit në turin e dytë eliminator të Champions League. Drejtuesit konfirmuan zhvillimin e katër miqësoreve cilësore gjatë qëndrimit në Austri. Më 27 ose 28 Qershor, korçarët do të luajnë ndeshjen e parë kundër Rapidit të Vjenës. Më 30 Qershor është planifikuar sfida testuese me Lask Linz, ndërsa më 2 Korrik Skënderbeu do të ketë përballë kampionët e Azerbajxhanit, Qarabag-un e Ansi Agollit. Miqësorja e fundit në axhendë është ajo e 5 korrikut kundër rumunëve të Universitatea Craiova.

[gallery columns="1" size="full" ids="9820"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga