Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Skënderbeu ndalet në Sarandë, por shkëlqen përforcimi bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu ndalet në Sarandë, por shkëlqen përforcimi

Butrinti-Skënderbeu 1-1

Shënues: 31′ Dobra / 85′ Malaj

Butrinti: Sejdinaj, Xhuvani, Dobra, Bazaj, Kasapaj, Kordha, Lala, A. Kasaj, Koshi, E.Kasaj, Gorovelli,

Trajner: Adriatik Faslli

Skënderbeu: Teqja, Abazi, Bushi, Ivani, Idrizi, Malaj, Zeka, Gjergjo, Pëllumbi, Osmanllari, Hoxhaj,

Trajner: Gentjan Liçi

Skënderbeu nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në Sarandë kundër Butrintit.

Korçarët udhëtuan drejt kësaj transferte të vlefshme për Kupën e Shqipërisë pa trajnerin Agostineli, ndërsa skuadrën e drejtoi nga pankina, ndihmësi i italianit, Gentjan Liçi.

Butrinti shënoi i pari në minutën e 31-të me Dobrën, ndërsa me rezultatin 1-0 për vendasit u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën, Skënderbeu shtoi ritmin e lojës dhe presionin drejt portës sarandjote, duke u shpërblyer me gol. Përforcimi i merkatos së verës, Argjend Malaj realizoi në minutën e 85-të. Ish-lojtari i Tiranës, i cili bëri debutimin e tij të parë me Skënderbeun në një ndeshje zyrtare zhvilloi një paraqitje pozitive duke u shpërblyer edhe me gol, një realizim që shmangu humbjen e Skënderbeut.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga