Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

SKËNDERBEU "frikë" nga CAS-i? Futbollisti vë pikat mbi "i": Nuk ka çështje

Shkruar nga NEWSPORT
SKËNDERBEU "frikë" nga CAS-i? Futbollisti vë pikat mbi

Mbrojtësi i Skënderbeut Leonit Abazi kërkon që në sfidën e javës së 20-ë ndaj Kastriotit, bardhekuqtë t'i japin fund serisë së rezultateve negative. Në një prononcim për "RTSH Sport", 25-vjeçari deklaroi se brenda skuadrës nuk ekzistojnë probleme të brendshme apo të jashtme. Ndër të tjera, ai theksoi se takimi me krutanët është momenti i duhur për të bërë kthesën e sezonit.

"Nuk është një ecuri e mirë për ekipin tonë. Çështje te Skënderbeu nuk ka. Në ndeshjen e radhës duhet të japim sinjal që të rikthehemi te fitorja.

Është ndeshja më e rëndësishme për ne. Kastrioti është në vend të fundit, por nuk duhet ta neglizhojmë dhe kjo për ne është ndeshja më e rëndësishme për ty kthyer aty ku duhet.

Derisa matematike na mban në lojë, kemi shpresa dhe nuk duhet të dorëzohemi", deklaroi Abazi.

Kampionët në fuqi nuk fitojnë prej 5 ndeshjesh radhazi në kampionat. Humbja në shtëpi ndaj Partizanit thelloi edhe më tej krizën në kampion korçar, pasi kjo është situata më jorezultative në 8 vitet e fundit, që Skënderbeu ka dominuar futbollin shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu