Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Skënderbeu firmos me fantazistin rumun, tifozi: Nëse është lider t'i japin "10"! Klubi korçar: Ai numër është jashtë shërbimit!

Shkruar nga NEWSPORT

Kornel Predesku është zyrtarisht një futbollist i Skënderbeut. Fantazisti rumun ka firmosur për 18 muaj me korçarët ditën e sotme.

Lajmin e konfirmoi klubi i Skënderbeut përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ndërsa interesante ishte përgjigjja për interesimin e një tifozi, ose më saktë sugjerimin e tij për t'i dhënë Predeskut numrin "10".

Përmes komentit, klubi korçar i përgjigjej tifozit: "Ai numër është përkohësisht jashtë shërbimit", çka nënkupton se numri që ka mbajtur në fanellë ish-kapiteni Bledi Shkëmbi është tërhequr dhe nuk mund ta mbajë askush tjetër në ekip, në respekt të kontributit që ish-mesfushori i Skënderbeut ka dhënë për ekipin e tij të lindjes duke ngritur lart 6 kampionate radhazi.

Shkëmbi u tërhoq pas sezonit 2015-2016, ndërsa kampionët në fuqi të Superligës kanë pasur vështirësi në lojën e tyre gjatë këtij edicioni, duke e ndjerë jo pak edhe mungesën e ish-kapitenit, njëkohësisht ish-fantazistit të tyre.

Shpresa e drejtuesve të Skënderbeut tashmë është te Kornel Predesku, mesfushori rumun që ka firmosur me objektivin e qartë: t'i japë fantazi lojës së korçarëve.

10

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga