
Liria e Prizrenit emëroj disa ditë më parë si trajner të portierave Bujar Thaqin. Vetëm një ditë pas zyrtarizimit trajneri është larguar nga skaudra, kjo për arsye se rroga e tij ishte tepër qesharake. Ishte vet Thaqi që konfirmoi lajmin e largimit nga ekipi. Sipas asaj që raporton "telegrafi" trajnerit i ishte ofruar një rrogë prej 150 euro në muaj.
"Po është e vërtetë se shkaku i prishjes së marrëveshjes ishte rroga. Trajnerit i ofruan rrogë 150 euro në muaj dhe është më se normale që ta refuzoj. Kjo është nën pagën minimale që lejohet edhe me ligjet e Kosovës", u shpreh një burim i afërt me klubin.
Liria e Prizrenti sezonin e kaluar drejtohej nga Bledi Shkëmbi që arriti të bënte një sezon pozitiv, për t'u transferuar më pas te Teuta.