Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

 Skandali/ Tifozët shqiptarë i ndalojnë në kufirin hungarez

Shkruar nga NEWSPORT

[caption id="attachment_13758" align="alignright" width="289"]ballistet2 Harta e lëvizjes së Ballistëve[/caption]

"Ballistët" janë tifozët e skuadrës shqiptare Shkëndija Tetovë, e cila vit pas viti merr pjesë në kompeticionet Europiane dhe përfaqëson më së miri kuqezinjtë nëpër botë. Por, tifozët e saj vendosën që të ndjekin skuadrën e tyre të zemrës në takimin e kthimit që luhet në Krakovë përball Cracovia-s. Ata u nisën me autobuzë dhe makina private drejt Krakovës për të përshkruar në total 2600 kilometër rrugë për të ndjekur nga afër skuadrën e tyre të zemrës.

[caption id="attachment_13756" align="alignleft" width="300"]ballistet 1 Faksimile e nisjes së udhëtimit nga Ballistët[/caption]

Mund ta konsideronim çmenduri nëse ata arrinin në Poloni, por ja që është e vërtetë që po ndodh e kundërta. Tifozët janë ndaluar në kufirin hungarez dhe nuk janë lejuar të shkojnë më tej. Atyre u kanë kërkuar informacione shtesë nga policia vendëse, e cila kërkon që ata të ishin të pajisur me leje speciale nga shteti hungarez në mënyrë që të përdornin këtë rrugë si tranzit për të arritur në Poloni. Por, tifozët tetovarë janë të vendosur që të qëndrojnë në kufi deri në momentin sa t'iu hapen dyert për të shkuar në Poloni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga