
Pas skandalit për trukimin e ndeshjeve të kampionatit të Basketbollit që u përfshinë gjyqtari Daut Mehmeti dhe trajneri Arbnor Rifati. Ditën e sotme Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës ka vendosur masën arrest me burg për të dy personat.
Kujtojmë që pas këtij skandali gjyqëtarit Mehmeti iu hoqë e drejta përjetësisht për gjykimin e një ndeshje nga FIBA dhe Federata e Kosovës. Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detajet të hollësishme për sa i përket arrsetimit.
Në orët orët vazhdim pritet edhe deklarata e policisë për dy të arrestuarit që momentalisht ndodhen në paraburgim.
“I dyshuari i parë (arbitër me licencë ndërkombëtare), dyshohet të ketë kurdisur ndeshjet basketbollisti në kuadër të Super ligës së Kosovës, Ligës Unike Kombëtare dhe Ligës Ballkanike, veprimet i ka kryer në bashkëveprim me të dyshuarin e dytë (trajner basketbolli). Të dyshuarit i kanë kryer këto veprime me qëllim të përfitimit material. Po ashtu, i dyshuari i parë, ka bashkëvepruar edhe me arbitër dhe trajner ndërkombëtar në kurdisjen e lojërave basketbollistike, me qëllim të fitimit të basteve” shkruhet në deklaratën e policisë.