Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Skandali i Safet Gjicit trondit themelet e Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
Skandali i Safet Gjicit trondit themelet e Kukësit

Skandali seksual i presidentit të Kukësit, Safet Gjici ishte kryefjalë e çdo media apo rrjeteve sociale në vendin tonë. Kreu i klubit verilindor u filmua në zyrën e tij kur ishte kryetar Bashkie i këtij qyteti duke bërë seks me një 40-vjeçare. Kaq mjaftoi dhe menjëherë erdhi shkarkimi i tij nga detyra.

Kjo situatë padyshim ka trazuar edhe klubin e Kukësit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Rraman Hallaçi ka mbetur në "vend numëro". Largimet kanë qenë të shumta, ndërsa afrimet zero. Që pas skandalit të presidentit, në kanalin zyrtar të Kukësit nuk ka pasur asnjë reagim.

Interesi është i madh për të mësuar se çdo të ndodhë me Kukësin që çdo sezon në futbollin shqiptar ka qenë faktor. Madje pjesëmarrja në Europë ka qenë detyrime për vite me radhë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga