
Kombëtarja shqiptare e basketbollit për moshat U-20 ndodhet në Çeki, aty ku po zhvillohen eleminatoret për europianin e 20 vjeçarëve. Deri këtu gjithçka është në rregull, por ajo që mësohet së fundmi me siguri nuk lë shije të mirë te asnjë sportdashës.
Burime për Newsport.al bëjnë me dije që gjyshi i njërit prej lojtarëve kuqezi është bërë shef delegacioni. Madje fotoja e tij po qarkullon përmes grupeve të ndryshme të komunikimit ku shfaqet me top basketi dhe gjuhën jashtë. Bëhet fjalë për gjyshin e Xhersildo Hajdarit, i cili ka marrë këtë pozicion në kombëtaren U-20.
Ndërkohë siç dihet trajner i kësaj kombëtarjeje është djali i sekretarit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Eni Llazani. I biri i Korab Llazanit është "graduar" trajner në krye të kuqezinjve teksa i drejton ata në kompeticionin që po zhvillohet në Brno të Çekisë. Duket se skuadra jonë përfaqësuese është privatizuar duke u drejtuar nga një grup i ngushtë, njerëz të afër të FSHB-së.