Që politika duhet të qëndrojë larg sportit, tashmë duket vetëm një parim, pasi në të vërtetë futbolli shqiptar është bataksur keqazi nga të "mëdhenjtë" që drejtojnë shtetin shqiptar. Skandali i ndodhur sot me klubin e Kukësit është sa për të qarë, por edhe për të qeshur. Presidenti Safet Gjici ka nisur fushatën për zgjedhjet vendore, por me dashje apo pa dashje, e ka promovuar atë në kanalin zyrtar të klubit.
Çdo tifoz që është i interesuar vetëm për sport, s'mund t'i shmanget dëshirës së drejtuesve verilindorë për t'u bërë sadopak pjesë e fushatës elektorale. Një skuadër që pretendon dhe është në garë për titullin kampion shmanget dhe qëndron larg profesionalizmit duke bërë gafa të tilla. Të nderuar tifozë, mos u mërzitni... Postimi tashmë është fshirë, por falë teknologjisë gafat mbeten të pandryshueshme. /Newsport/.
