
Kosova U-21 arriti të merrte një fitore të rëndësishme ndaj Tuqisë U-21. Pas fitores së Kombëtares së madhe ditën e djeshme, sot ka ardhur dhe fitorja e skuadrës së vegjël me rezultatin 2-1. Kosova gjendet në grup edhe me Shqipërinë U-21. Por, kjo fitore nuk ka kaluar pa incidente. Këtë e zbulon trajneri i Tuqisë duke shpërthyer në konferencën për shtyp.
"Na qëlloi me grushte. Ku mbeti vëllazërimi mes kosovarëve dhe turqve. Nuk mund ta pranoj sulmin ndaj lojtarit tim. Një person i sigurimit e ka shtyrë, e ka futur brenda.
E ka rrahur me grushte portierin rezervë. Unë tentova ta zë personin dhe ta dërgoj te personat përgjegjës. Ai gjendet ende aty jashtë", ka thënë Vedat Inceefe.
Poll