Një ngjarje jo shumë e pazakontë për tifozët e Olimpiakosit, por sigurisht e shëmtuar kur bëhet fjalë për një ndeshje futbolli, ka ndodhur dje në takimin kundër Xanthit.
Tifozët e kampionëve të Greqisë kanë shpalosur një parullë raciste ku shkruhet: Kosova është Serbi.
Një gjest që pritet t’i kushtojë shtrenjtë klubit të Olimpiakosit, duke ditur faktin se UEFA nuk i toleron thirrjet apo parullat raciste nëpër stadiume.