
Sfida e sotme midis Sampdorias dhe Atalantës (1-2 për miqtë) u shoqërua me nerva dhe tension. Në mediat italiane u përfol se pas përjashtimit të teknikut të ekipit bergamesk Gian Piero Gasperini për protesta, ai goditi me shpullë sekretarin e Sampdorias Massimo Ienca, duke u përplasur me të në tunelin e stadiumit "Luigi Ferraris".
Pas përfundimit të ndeshjes, ish-trajneri i Interit zbardhi për mediat se vetëm e kishte shtyrë Iencin.
"E njoh mirë Iencan. Ai ishte para meje dhe më pengoi të kaloja. Unë vetëm sa e shtyva anash. Kjo ishte e gjitha. Pjesa tjetër është muzikë dhe kërcim", deklaroi 61-vjeçari.
Atalanta renditet në vendin e shtatë me 44 pikë, në kuotë të barabartë me Torinon.
Poll