Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"S'jam si Mourinho", Sarri flet si trajner i Lazios: Dua një skuadër që jep shpirtin, për titullin them se...

Shkruar nga NEWSPORT
"S'jam si Mourinho", Sarri flet si trajner i Lazios: Dua një

Maurizio Sarri është prezantuar në stolin e Lazios. Trajneri i njohur ka folur për mediet, duke filluar që nga krahasimi me Mourinhon, skuadrën e tij, po ashtu edhe për skemat që synon të aplikojë. Sarri thotë se synon të ndërtojë një skuadër të aftë për të dhënë shpirtin si në stërvitje, ashtu edhe në fushën e lojës. Për titullin? Le të shohim, shprehet numri një i pankinës së kryeqytetasve.

"Nuk shikoj një ngjashmëri të madhe mes meje dhe Mourinhos. E kam njohur, është një personazh karizmatik i cili më pëlqen. Jose ka fituar shumë më tepër se unë dhe ka një palmares të gjatë, por kjo nuk do të thotë asgjë pasi në derbi do të hymë në fushë vetëm për të fituar. Dua të shikoj në fushë një skuadër që jep shpirtin në stërvitje dhe sakrifikon shumë gjatë javës që më pas të argëtohemi dhe të dominojnë kundërshtarin në fundjavë. Mundësitë për ta bërë diçka të tillë i kemi dhe ky është një nga motivet që unë jam këtu.

Te kjo skuadër i kam të gjitha mundësitë të zhvillohen më shumë si trajner pasi Lazio i përshtatet futbollit që unë aplikoj.Objektivi është ta nisim sezonin me skemën 4-3-3.  Të shikojmë se cilët do të jenë anësorët që do të kem në dispozicion. Përsa i përket sulmit për mua nuk është problem të aktivizoj një djalë të ri në këtë repart. Europa League? Mendoj se në Europë duhet të japim gjithmonë maksimumin. Titulli kampion? Për Scudetton të shohim. Nis një cikël i ndryshëm, do të luajmë me një skemë tjetër  dhe do të përpiqemi të mbetemi kompetitivë dhe me kalimin e kohës do të provojmë të përmirësohemi" - tha ai.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga