
Partizani do të niset të martën drejt Hungarisë për të luajtur takimin e kthimit kundër Ferencvarosh për llogari të Champions League. Të kuqtë barazuan në "Elbasan Arena" me rezultatin 1-1, ndërsa nuk janë fort të favorizuar për të kaluar në raundin tjetër.
Por, Partizani dha më të mirën në fushë, duke e dominuar lojën, por edhe fati nuk ishte me ta. Ndërsa po përgatitjen maksimalisht për takimin ndaj hungarezëve, ata janë të grumbulluar në Tiranë dhe po kryejnë stërvitje në kompleksin "Internacional".
Sot është zhvilluar stërvitja e pasdites në orën 18:00, e cila është shoqëruar me reshje të dendura shiut, por që nuk kanë penguar stërvitjen. Është bashkuar me grupin edhe mesfushori Idriz Batha, i cili ka qenë i dëmtuar dy ditët e shkuara, ndërsa në takimin e zhvilluar në Elbasan ka luajtur i sforcuar.
[gallery columns="1" size="full" ids="17429,17428,17427,17426,17425,17424"]