Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Situatë e tensionuar, forcat e sigurisë boshatisin Pallatin e Sportit

Shkruar nga NEWSPORT
Situatë e tensionuar, forcat e sigurisë  boshatisin Pallatin e Sportit

Basketbolli mbetet një nga sportet që ndiqen me pasion në Kosovë. Mirëpo, kjo ka dhe anët e saj negative. Ndeshja mes Rahovecit dhe Trepçës është  ndërprerë,  kjo për shkak që tifozët e të dyja ekipet hodhën sende të forta në fushë. Jo vetëm kaq,  pasi ka pasur edhe momente tensioni dhe dhune mes dy tifozërive. Vreshtarët dhe Torcida  njihen për atmosfera të tilla, e këtë e kanë treguar shumë herë.  

Në një situatë ti tillë, me dëshirën për të shmangur degradimin është parë e arsyeshme të merret një vendim i tillë. Natyrisht, në kushte të tilla  ishte zgjidhja më e mirë. Me rifillimin e lojës, situata është qetësuar. Në fund ekipi që  ka fituar është Rahoveci me rezultatin e ngushtë 97-95. Kështu, ata kalojnë në gjysmëfinale të kupës së Kosovës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga