Sporti në Shqipëri në dekadat e fundit është përfshirë nga një neglizhencë shtetërore. Më së pari këtë ftohje e kanë ndierë Atletët dhe sportistët që garojnë në disiplina individuale. Për shkak se nuk është mbështetur nga instancat në Shqipëri, Atleti rekordmen shqiptar, David Nikolli ka njoftuar publikisht se ka hequr dorë nga përfaqësimi i ngjyrave kuqezi.
Në një status të gjatë të disa ditëve më parë, Nikolli tregon të gjitha medaljet që ka sjellë në Shqipëri, rekordet e thyera dhe pritshmëritë për të kapur kohën e duhur në përfaqësimin e kombit shqiptar në Lojërat Olimpike të Tokios që organizohen në verë.
Postimi i plotë:
Sapo kam dhene doreheqje per te perfaqesuar Shqiperine ne cdo lloj gare.Duke vazhduar nga Kampionati Europian i muajt qe vjen.Ne keto tre vite sport kam perfaqesuar Shqiperine 6 here dhe kam sjelle 5 medalje, Ballkanike. Kam realizuar 7 rekorde kombetare duke i permiresuar 18 here. Jam kampion Italie i klubeve dhe vend i dyte po i klubeve.
Gjithashtu vend i trete ne kampionat Italian.Eshte hera e pare qe shqiperia ka nje atlet ne vrapim qe eshte pretendent per arritje ne Kampionat Europian.Dhe nje pretendentet kryesor qe mund te arrije normen e lojerave Olimpike qe zhvillohen ne Tokyo Japoni ne muajne korrik.Duhet respekt per djersen dhe mundin qe derdhin sportistat,per arritjet qe ata kane dhe te respektohen te drejtat e tyre.
Nuk perdoren federata dhe istitucionet e sportit si prone private nga disa persona qe nuk kan lidhje me sportin.Por pas zhgenjimeve te herepashershme detyrohem te them stop.
