Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Situata me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ndryshon masat për stadiumet

Shkruar nga NEWSPORT
Situata me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ndryshon masat

Qeveria e Kosovës ka vendosur të rrisë kapacitetin e shikuesve që do të mund të jenë të pranishëm në një ndeshje futbolli. Duke qenë se shifrat e të infektuarve me COVID-19 kanë ardhur duke u ulur, është vendosur që stadiumet të mbushen në masën 10 përqind.

Çdokush që mund të ketë një certifikate vaksine ose test PCR mund të jetë i pranishëm për të mbeshtetur skuadrën e zemrës. Masat e reja futen në fuqi në datën 27 shtator. "Aktivitetet sportive mund të kenë prani të shikuesve deri në 10 përqind të kapaciteteve, duke pasur certifikatën e vaksinimit ose një nga 3 dëshmitë alternative; pra testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen", thuhet në njoftim e Qeverisë.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga