Nedim Bajrami ishte shumë pranë kalimit te Fiorentina në merkaton e verës por në fund, dy klubet nuk ranë dakord për shumën e transferimit, me Empolin që kërkonte të paktën 10 milionë euro. Këtë sezon minutat kanë qenë më të pakta mirëpo sa herë futet në fushë tregon se këmbët e tij mund të nxjerrin “xixa”, ashtu si mbrëmë ndaj Interit ku dhuroi një asist për golin e fitores.
Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, Valencia ka shprehur interes për lojtarin e kombëtares dhe ka kërkuar informacionet nga italianët. Bajrami është një kërkesë e vetë trajnerit Gattuso që kërkon të shtojë kreativitetin në ekipin e tij për të furnizuar me topa bomberin Edinson Cavani.
Poll