
Ditët e fundit është folur se Çezena kërkon shërbimet e sulmuesit 19-vjeçar, Rey Manaj.
Pas largimit të tij nga Peskara, ku sulmuesi kuqezi nuk mundi dot të gjejë një vend në ekip, ai është rikthyer te Interi, ekipi që ka dhe kartonin e lojtarit shqiptar. Zikaltrit gjithmonë kanë qenë në pritje të ofertave nga ekipet e tjera, pasi nuk e kanë në plan Manajn.
Nga ana tjetër, përveç Çezenës, një tjetër ekip gjerman ka shfaqur interes për sulmuesin shqiptar. Bëhet fjalë për Ingolstad-in, ekipin gjerman që kërkon në ekip lushnjarin e Interit.
Ende nuk ka diçka zyrtare, pasi për 19-vjeçarin janë ofruar oferta nga shumë klube dhe Interi është në studim të këtyre të fundit për të zgjedhur më të mirën për sulmuesin kuqezi.