Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Simeone: Atletiko mbështetet te Griezmann e Koke, Ronaldo shkoi te Juventusi për ...

Shkruar nga NEWSPORT
Simeone: Atletiko mbështetet te Griezmann e Koke, Ronaldo shkoi te

Juventus ka udhëtuar drejt Madridit këtë mesjavë, pasi sonte në mbrëmje do të luajë aktin e parë të fazës së 1/8-ave në UEFA Champions League.

Përballë Atletico Madrid, trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri ka pohuar se eksperienca e Cristiano Ronaldos do i ndihmojë ata që të ecin përpara. Gjithsesi, i këtij mendimi nuk është trajneri i Los Colcheoneros, Diego Simeone, i cili ka shtuar se në këtë duel diferencën do e bëjnë yjet e tij.

"Ai mori një vendim për të ndryshuar dhe ka zgjedhur një sfidë të madhe për të shkuar te Juventusi," tha trajneri kur u pyet për portugezin. "Por ne jemi duke menduar për Antoine Griezmann, [Alvaro] Morata, [Diego] Costa , Koke, Saul ... Ata janë të ngazëllyer dhe shumë të prirur për të luajtur një lojë të mirë. "Ndjehem i entuziazmuar për të qenë në Ligën e Kampionëve, e cila është një garë kaq e bukur dhe kundër një kundërshtari aq të fuqishëm sa ky".-tha argjentinasi në konferencën për shtyp përpara këtij dueli.

Gjithashtu, Simeone siguroi se Diego Costa nuk i ka të gjithë 90 minutëshin në këmbë, ndërsa shtoi se vendimi për Koke do të merret pak minuta para duelit të orës 21:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga