Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Sikur të luanim vetëm me Tiranën, dilnim kampionë”, Edi MARTINI “ngacmon” bardheblutë: Do shihemi sërish të mërkurën

Shkruar nga NEWSPORT
“Sikur të luanim vetëm me Tiranën, dilnim

Edi Martini ka folur pas fitores 2-1 kundër Tiranës. Trajneri i Teutës deklaroi pas ndeshjes:

“Kur luajmë kundër Tiranës e gjejmë këtë forcë. Në 3 ndeshje i kemi marrë 9 pikë. Sikur të luanim vetëm ndaj Tiranës do të kishim dalë kampion. Pësuam gol në fillimin e pjesës së dytë, por djemtë reaguan mirë. Përgëzime maksimale djemve. Bravo djemve!

Kupa? Menduam që në Kupë ishte një ditë e keqe. Në rastet e tjera, Tirana i ka kualitetet. Kur të zë në ditë të keqe, të shënon. U zhgënjyem. Por, sot na duheshin pikët patjetër. Duam vendin e katërt. Kupa ende nuk ka përfunduar. Kemi edhe një ndeshje të mërkurën, do të luajmë gjithçka për gjithçka.

Po të shihni ndeshjet tona, rastësia na ka çuar në këtë vend. Janë shumë ndeshje që fati na kishte kthyer shpinën. Vendi i katërt është vetëm 1 pikë larg. Jemi të kënaqur me atë që kemi treguar sot dhe të shohim përpara. Unë pres që të kthehet Gruda. Edhe Kotobelli sakrifikoi. Edhe Karabeci të jetë në fushë. Ne nuk kemi çfarë të humbim. Kemi arritur një objektiv të rëndësishëm”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga