Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Siguroi numrin më të lartë të fitoreve në Formula 1, zbulohet çmimi i Ferrarit të Schumacher që del në ankand

Shkruar nga NEWSPORT

Ka dëlë na ankand Ferrari i Michael Schumacher-it, fitues i kampionatit botëror. Kjo makinë pritet të shitet për më shumë se 8 milionë paund. Legjenda e F1, 53 vjeç, fitoi shtatë tituj midis 1994 dhe 2004, pesë të fundit prej të cilëve erdhën me ekipin ikonik italian të garave.

Ferrari ndihmoi gjermanin në vitin 2002 të fitonte pesë gara në rrugën drejt titullit dhe do të dalë në ankand ditën e premte. Vincent Luzuy, asistent ekzekutiv i drejtorit të shitjeve të RM Sotheby, të cilët po e nxjerrin në ankand makinën, shpjegoi pse është një mall kaq i çmuar.

Ai tha për Reuters: “Është e veçantë sepse kjo makinë është një nga katër makinat e vetme me më shumë se katër fitore në historinë e Ferrarit dhe veçanërisht me një nga shoferët më të aftë të gjeneratës së tij, Michael Schumacher.”

“Chassis 229″ Ferrari do të shitet rreth 8.4 milionë paund në ankand pasi tifozët e F1 mblidhen për të provuar të kapin makinën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga