Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Siguroi ngjitjen në La Liga, Granada e UZUNIT del në shitje

Shkruar nga NEWSPORT
Siguroi ngjitjen në La Liga, Granada e UZUNIT del në shitje

Granada siguroi ngjitjen në La Liga si fituese e Segunda Division në Spanjë. Pa dyshim meritë e këtij suksesi ishte edhe futbollisti i Kombëtares Myrto Uzuni. Uzuni arriti të shënonte plot 23 gola duke u shpallur edhe “Këpuca e Artë”.

Por, fill pas ngjitjes duke se klubit i kanë filluar telashet. Teksa po përgatitet për largimin e disa futbollistëve që nuk bindin trajnerin për La Liga. Tashmë ata duhet të presin deri në shitjen e klubit për formimin e skuadrës së re.

Emra të tillë si Famara, Soro, Bodiger, Perea apo Sergio Ruiz figurojnë në listën e shkarkimeve të mundshme. Por, plani i Nico Rodríguez dhe Paco López duhet të pres deri në shitjen e klubit. Në një mënyrë apo tjetër, Granada duhet ta zgjidhë situatën e saj shpejt.

Në këtë kohë, operacioni Libero dhe pasojat e tij të mundshme në formën e një gjobe për klubin andaluzian paraqitet si pengesa e madhe për mbylljen e marrëveshjes. Një pengesë që me kalimin e ditëve dhe mungesën e marrëveshjes kërcënon të hedhë në erë operacion.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga