Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Shyqyr që na u shty me Kukësin”, trajneri i Kastriotit: Më mungojnë cilësitë në stol, na duhet stadiumi ynë

Shkruar nga NEWSPORT
“Shyqyr që na u shty me Kukësin”, trajneri i Kastriotit:

Kastrioti barazoi 1-1 në transfertë kundër Erzenit, një nga ekipet më në formë të Superiores. 1 pikë e rëndësishme e marrë në këtë javë të 11-të të elitës. Pas takimit, foli trajneri Emiliano Çela.

Tekniku i njohur analizoi shkurtimisht takimin, ndërsa theksoi se skuadra e tij mund të kishte fituar nëse do të shfrytëzoheshin si duhet rastet. Për mikrofonin e Oversport, Çela tha:

“Nëse do të flisnim para ndeshjes, me barazimin mund të ishim të kënaqur. Por, me mënyrën si shkoi ndeshja, u menduam shpejt të kalonim në mbrojtjen e rezultatit. Kur kalo në avantazh i lë më shumë hapësirë kundërshtarit. Patëm probleme veçanërisht në mesin e pjesës së dytë. Me meritë kundërshtari na bëri të lodheshim. Ai gol i pësuar ishte gjithçka që e kishim punuar gjithë kohën. Kam edhe unë pakënaqësi. Një pikë, ok.

Rasti i Grecës? Po mund të ndodhte ta fitonim. Edhe ekipi i Erzenit pati rastet e veta. I përgëzoj, jo sinqerisht janë këtu ku janë sot.

Kundërshtari? Goli që shënuam sot shpejt, na prishi mënyrën tonë të lojës. Ishim ne që kishim iniciativën, por pas golit lojtarët u tërhoqën. Më shumë menduam që ta mbronim rezultatin. Duhet të kishim bërë më shumë rezistencë për të pasur kontrollin e lojës. Nëse vutë re, edhe zëvendësimet, kemi çunat e ri. Nuk kemi ekip me zëvendësime të rëndësishme. Mundohemi që t’i fusim në linjë me ekipin. Shyqyr që u shty ndeshja me Kukësin, se nuk e di si do t’ia bënim po ta kishim këtë fundjavë. Patjetër që lodhja fizike ndikon. Pas golit të barazimit të Shijakut, s’u krijua më asnjë episod. Ky ishte dhe momenti që unë ndërhyra. Ndaj prita lojën deri në këto minuta. Pavarësisht se kemi çuna të rinj të talentuar, nuk kemi qarkullimin e duhur.

Sulmi? Patjetër që prisja. Ishte ajo që thashë pak më parë. Mënyra se si e kishim përgatitur ndeshjen, e kishim kontrollin e lojës. Duhet të qarkullonim më shumë sidomos në linjat e qendrës. Ndoshta dhe nga ndeshja e javës së më parë, nuk ishim gati t’i përballonim. Sulmi nuk pati freskinë e duhur.

Shtëpia? Është faktor që ndikon shumë nëse do të luanim në shtëpi. Kruja është një qytet që e do shumë futbollin. Ne jemi mësuar, pa tifozë. Mundohemi ne shumë për ta krijuar emocionin e lojtarëve. Patjetër që ndikon shumë mungesa e stadiumit. Në shtëpi, ekipi ka më shumë agresivitet, më shumë shpirt gare. Nuk di gjë se kur mund të jetë gati stadiumi i Kastriotit”, tha ai.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga