Taulant Marku është një emër mbi të cilin drejtuesit e Dinamos kanë shumë pikëpyetje. Sulmuesi shkëlqeu këtë sezon në Kategorinë e Parë duke shënuar 10 gola në 24 ndeshje dhe ishte një faktor kryesor për ngjitjen e bluve në elitën e futbollit shqiptar.
Dinamo do t’i nënshtrohet një revolucioni në skuadër për të qenë e dënjë për të përballuar Superioren dhe emrat në merkato janë të një niveli të lartë. I vetmi i konfirmuar në reaprtin ofensiv është braziliani Denisson ndërsa për Markun do të pritet ende për të marrë një vendim.
Interesi për të është i lartë nga Kategoria e Parë dhe mbetet të zbulohet e ardhmja e tij. Gjithsesi, të gjitha këto janë për t’u diskutuar një ditë tjetër pasi në të sotmen, lojtari feston ditëlindjen e tij dhe klubi e ka uruar nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.