Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Shtyrja e kampionatit, klubet e Superiores në kaos

Shkruar nga NEWSPORT

Vendimi i marrë sot nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së për datën e nisjes së Kategorisë Superiore më 7 shtator ka vënë në kaos klubet, sidomos ato që kanë nisur përgatitjet verore. Tirana, Flamurtari, Kukësi, Skënderbeu, Vllaznia, Teuta, Partizani dhe Luftëtari kanë nisur përgatitjet e verës prej disa ditësh.

[caption id="attachment_12497" align="alignleft" width="300"]Vllaznia sot Vllaznia në stërvitje[/caption]

Nëse katër skuadrat që luajnë në kompeticionet Europiane e kanë të detyrueshme këtë gjë, katër të tjerat si Tirana, Luftëtari, Vllaznia dhe Flamurtari po zhvillojnë stërvitje vetëm për kampionatin. Por, përcaktimi i datës për nisjen e sezonit futbollistik ka shkaktuar probleme, pasi kishin planifikuar që sezoni futbollistik të niste në javën e fundit të muajit gusht, ashtu si në të gjithë kampionatet e viteve të fundit.

Ky ndryshim iu jep kohë vetëm ekipeve që luajnë në Europë që të kenë disa ditë më shumë pushime si dhe Korabit e Laçit, skuadra që nuk kanë nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Sa iu përket të tjerëve, ata duhet të bëjnë llogaritjet sesi do t’i organizojnë minimalisht 2 javët e shtyrjes së sezonit.

[caption id="attachment_12592" align="alignleft" width="300"]Flamurtari te rinjte Përgatitjet e Flamurtarit[/caption]

Tiranës, Flamurtarit, Vllaznisë dhe Luftëtarit iu duhet që të gjejnë minimalisht disa kundërshtarë për të kaluar dy javët që është shtyrë nisja e sezonit futbollistik, por edhe ndryshimi i datave të përgatitjeve verore. Duke marrë parasysh edhe temperaturat në muajin gusht, skuadrat bënin ulje të toneve fizike në stërvitje jo vetëm të detyruar, por edhe se afronte nisja e kampionatit. Por, këtë vit iu duhet që trajnerët të menaxhojnë edhe këtë situatë, pasi do të bëjnë stërvitje me ngarkesë fizike, në mënyrë që lojtarët të jenë në tonus.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga