
Kukësi bëri një paraqitje të kënaqshme mbrëmjen e sotme me Austrinë e Vjenës, pavarësisht humbjes me rezultat minimal. Verilindorët do të kishin siguruar një barazim të çmuar në minutat e fundit, nëqoftëse ai top i goditur nga Emini nuk do të përplasej në shtyllën pingule të portierit mik në minutën e 92, por do të hynte në kuadrat. Kësaj here vetëm fati nuk ishte me Kukësin, pasi dhanë gjithçka në fushën e lojës. Pas ndeshjes lojtarët janë shfaqur shumë të mërzitur, pasi për atë çka dhanë në fushë meritonin më shumë. Megjithatë ndoshta fati i ka rezervuar diçka tjetër në takimin e kthimit, ku do të luhet në "Elbasan Arena".
Poll