Cristiano Ronaldo u prezantua ditën e djeshme zyrtarisht si një lojtar i Al Nassr në Arabinë Saudite përpara 30 mijë spektatorëve në stadiumin Mrsool Park. Tashmë ai nis një epokë të re dhe mëngjesin e sotëm ka marrë pjesë në seancën e parë stërvitore të mbushur sërish me tifozë.
Al Nassr do të luajë nesër ndeshjen e rradhës, ku pritej edhe debutimi i Ronaldos por kjo, fatkeqësisht do të shtyhet edhe për disa ditë. Ronaldo është dënuar nga Federata angleze për shkak të episodit ku hodhi në tokë telefonin e një tifozi të Everton. Dënimi me dy ndeshje sipas rregullave të FIFA vlen për ndeshje kampionati, s’ka rëndësi Premier League apo ai arab.
Poll