Kosova do të luajë ndeshjen e radhës për eleminatoret EURO 2020 më 7 shtator ndaj Çekisë në stadiumin "Fadil Vokrri". Problemet me dëmtimet për trajneri Challandes sa vijnë e shtohen. Pas dëmtimeve të të Kryeziut, Zenelit, Rashicës ditën e sotme është dëmtuar edhe një tjetër mesfushorë.
Këtë herë bëhet fjalë për Herolind Shalën që ka thyer dorën gjatë seancës stërvitore. Lajmi është konfirmuar nga klubi dhe lojtari pritet t'i nënshtrohet një operacioni në dorë dhe mungesa e tij në fushën e lojës mund të arrijë deri në 6 javë. Trajneri i Kosovës duhet të bëjë llogarit pa 4 titullarët e skuadrës në një ndeshje delikate ku kërkohet fitorja për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm.

Poll