Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Shqiptari që grabiti shtëpitë e Ronaldos, Benzema dhe Cruyff: Refuzova të grabisja Messin, e dua           

Shkruar nga NEWSPORT
Shqiptari që grabiti shtëpitë e Ronaldos, Benzema dhe Cruyff:

Shtëpitë e futbollistëve shpeshherë janë shënjestër e hajdutëve të cilët jo pak herë kanë vjedhur sende dhe shuma të mëdha parash. Shqiptarët janë autorë të shumë prej këtyre vjedhjeve dhe një prej tyre, autor i vjedhjes në shtëpinë e Ronaldos, Cruyff e Benzema, ka dhënë një prononcim për gazetarin spanjoll Carlos Quilez ku ka zbuluar se ka refuzuar vjedhjen e shtëpisë së Messit.

“Ne e grabitëm Benzeman dhe shtëpinë e Ronaldos në Madeira, por nuk fituam shumë. I ndalova disa herë njerëz të ndryshëm që donin të grabisnin shtëpinë e Messit, njerëz që më kërkonin, por nuk munda t'i ndaloja të gjithë. Këtë herë munda dhe jam shumë krenar për këtë.

Ai gjithashtu pranoi se mund të kishin grabitur edhe shtëpinë e prindërve të Messit.

“Jo shumë kohë më parë, gati një vit më parë, kishte të tjerë që ofruan, megjithëse nuk ishte shtëpia e tij, ishte ajo e prindërve. Messi ishte në Paris në atë moment. Shkova për ta parë sepse e njoh shumë mirë zonën dhe nuk doja, për respekt të Messit. Nuk e bëra sepse më intereson ai, e dua dhe pikë", tha hajduti.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga