
Tri skuadra shqiptare po bëjnë “ligjin” në Maqedoninë e Veriut. Pas javës së 19-të, Shkupi kryeson, ndërsa Struga dhe Shkëndija ndjekin respektivisht me 1 dhe 3 pikë më pak.
Barazimi i djemve të Shpëtim Duros(0-0) në transfertën e Rabotnickit, i dha mundësinë Shkupit të merrte kreun e renditjes.
Shkupi ndërkohë kujtojmë se mposhti 3 me 0 Voska Sport, ndërsa Shkëndija 0 me 1 Makedonijan. Të tri skuadrat shqiptare, bien në sy se nuk pësuan gol. Kujtojmë se kampioni në fuqi është Struga, që ia doli me Shpëtim Duron sezonin e kaluar.
Renditja pas 19 javëve kampionat:
1. Shkupi 41 pikë
2. Struga 40 pikë
3. Shkëndija 38 pikë
4. Sileks 27 pikë
5. Gostivar 25 pikë
6. Rabotnicki 24 pikë
7. Brera Strumica 23 pikë
8. Tikves 22 pikë
9. Bregalnica Stip 20 pikë
10. Voska Sport 20 pikë
11. Makedonija GP 18 pikë
12. Vardar 18 pikë