
Është mbyllur pjesa e parë në "Selman Stërmasi" mes Shqipërisë U19 dhe Irlandës U19.
45 minutat e para kanë përfunduar me fitoren 1-0 të miqve, të cilët shënuan në minutën e 43-të me anë të Ronan, që ekzekutoi saktë një 11-metërsh.
Kuqezinjtë e vegjël kanë zhvilluar një ndeshje me ritëm dhe kanë dalë shpesh në sulm në mënyrë të rrezikshme, por pa mundur të shënojnë, ndërsa dy minuta nga fundi i pjesës së parë u ndëshkuan me gol.
Poll