
Sot në orën 12:45 në Lojërat Olimpike të Tokyo 2020 do të garojë edhe Briken Çalja. Peshëngritësi kuqezi është ndër të paktët sportistë shqiptarë që mund të fitojë medalje ari dhe sot sytë e të gjithë Shqipërisë janë tek ai. Para garës që do të zhvillohet pak orë më vonë ka reaguar edhe Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi zbulon se Biken Çalja përveç se është një nga 9 sportistët shqiptarë në këto Lojëra Olimpike është edhe një nga 3 përfaqësuesit e Forcave të Armatosura që do të marrin pjesë në këtë Olimpiadë dhe I uron suksese në këtë garë.
Postimi i Niko Peleshit:
Për shumëkënd Briken Calja është një sportist i suksesshëm që përfaqëson denjësisht ngjyrat kuqezi në Lojërat Olimpike, por ai është gjithashtu një nga tre përfaqësuesit e Forcave të Armatosura në ekipin prej 9 sportistësh të Shqipërisë në Tokio. I urojmë një paraqitje sa më të mirë atij në garën e sotme për peshën 73 kg me shpresën e një përfaqësimi dinjitoz që do të na bëje të gjithëve krenarë. Suksese Briken!