Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E KRYER/ Nga Shqipëria te Shqipëria, Polonia shkarkon Fernando Santos pas humbjes në "Air Albania"

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Nga Shqipëria te Shqipëria, Polonia shkarkon Fernando Santos

Fernando Santos nuk do të jetë më trajner i Polonisë. Humbja me kombëtaren shqiptare në “Air Albania” me shifrat 2-0 ka rezultuar fatale për ish-timonierin e Portugalisë.

Ndonëse mungon ende zyrtarizimi nga ana e Federatës Polake, mediat vendase raportojnë se tashmë gjithçka ka marrë fund. Aventura e tij në stolin e polakëve ka zgjatur pak dhe në 5 ndeshje ka arritur të siguruar vetëm 6 pikë. Gajtë 5 sfidave të luajtura ka marrë 2 fitore dhe 3 humbje, duke u renditur në vendin e 4-të në grupin E.

Santos debutoi në stolin e Polonisë më 27 mars në sfidën me Shqipërisë dhe përfundoi pikërisht më 10 shtator kur u mposhtën po nga kuqezinjtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga