Argjentina ia ka dalë të mbajë “gjallë” shpresën për një kualifikim të mëtejshëm. Fitorja e pastër me shfirat 2-0 ndaj Meksikës, ku Messi dhe Ferndandez vulosën fatin e këtij takimi.
Argjentina merr aktualisht vendin e dytë në grup me pikë të barabarta me Arabinë Saudite, ku mbetet dhe një ndeshje për t’u luajtur. I ftuar në emisionin “Qatar N’24”, tekniku i Egnatias, Shpëtim Duro ka folur rreth kësaj ndeshje.
Prononcimi:
Duro: "Unë i dëgjoj dhe intervistat dhe pas ndeshjes me Arabinë e sakatuan. Unë e kam thën që ai do të bëj mrekullinë me Argjentinë dhe se kam thën veç për Messin por edhe për Ronaldon. Janë lojtarë që pavarësisht moshës ato bëjnë shumë në ekipet e tyre.
Messi po kalon një formë të shkëlqyer dhe te PSG, nga kjo gjë pritej dhe forma e tij.
Ja ku e bëri sot, dhe jam i sigurt 100% që ndaj Polonisë Messi përsëri do të jetë aty për të bërë diferencën, gjithashtu dhe në anën tjetër Ronaldo me Portugalinë."