Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shpëtim DURO ngre në qiell lojtarin e Egnatias: Më i mirë se mesfushorët e Shqipërisë, më vjen keq që s’bëri si me Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
Shpëtim DURO ngre në qiell lojtarin e Egnatias: Më i mirë se

Shpëtim Duro ka folur pas fitores 2-0 në shtëpi kundër Laçit. Trajneri i Egnatias foli për mikrofonin e Oversport ku deklaroi:

“Sigurisht më shumë më kënaq rezultati sepse çdo gjë bëhet për 3 pikët. Por, ajo që më kënaq më shumë është ndeshja e mirë që zhvilluam. Shyqyr Zotit u shpërblyem me fitore.

3 fitore dhe një humbje? Normalisht skuadra ka ritëm, por Botërori nuk ndal vetëm kampionatin shqiptar. Duhet t’i pranojmë këto situata. Skuadra ishte mirë. Të qetësohemi të shohim Botërorin dhe të fillojmë.

Rikthimi në Laç? Dëgjo, këtu nuk ka ndonjë shkencë të madhe. Trajnerët i njohin kundërshtarët. Patjetër që kam një plus më shumë sepse është një skuadër që gjatë gjithë verës e kam stërvitur. Pak a shumë ia di cilësitë individuale të disa futbollistëve. Ne morëm masat e duhura për t’i markuar.

Humbja e rasteve? Janë dy ndeshje që kemi filluar në fushën tonë. I kanë pasur si gangrenë ndeshjet brenda. Është ekuilibri, si me Partizanin. Edhe sot ekuilibri ka qenë përfekt. Kemi shënuar 3 me Partizanin dhe 2 sot. Kemi humbur raste, por edhe kemi shënuar. Jam i kënaqur me gjithë lojtarët. Përgatitjes së ndeshjes i kushtoj shumë rëndësi në raport me kundërshtarin. Lojtarët kishin besim. I theksova në pushim të pjesës së parë se do të shënojmë me patjetër. Sa të shënonim golin e parë, ashtu ishte. Kishim besim ndaj një Laçi, i kisha thënë dhe çunave që do të luajnë pas duke shfrytëzuar kundërsulmin me cilësitët e lojtarëve që kanë. Ne i kishim marrë masat jashtëzakonisht mirë. Përsëri mund të përmend Zejnullain. Ai ishte në markim 1 kundër 1 me Ujkën dhe e dominoi. Më erdhi keq që nuk shënoi si me Partizanin. Ai është një futbollist që kam afruar te Shkëndija e Tetovës. Sot duhet të shënonte.

Zejnullai? Është një lojtar përfekt në gjitha fazat e lojës. Neutralizoi Ujkën, një nga pikat e forta të Laçit. Është lojtar që nuk bie poshtë mesatares, asnjëherë. Është arritje që vjen në ekip kombëtar. Kam tentuar që me U-21 për ta sjellë këtu. Unë i di tani lojtarët. Do i dominojë të gjithë mesfushorët e Shqipërisë”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga